A do ta ndihmoni Kosovën me forca policore? Rama përgjigjet

Kryeministri Edi Rama, u pyet sot nga gazetarët nëse do ta ndihmojë me forca policore Kosovën, nëse do të ketë nevojë, pas tensioneve aktuale në veri, me Serbinë.

Rama u shpreh se Kosova është shtet i pavarur dhe nën mbrojtjen e një bashkësie të tërë ndërkombëtare, ndaj nuk ka nevojë për forcat policore të Shqipërisë.

“Për çfarë arsyeje do të ndihmojë Shqipëria, Kosovën me forca policore dhe pse duhet t’ ketë forcat e tjera policore të saj? Kosova është shtet sovran dhe demokratik, që e mbron një bashkësi e tërë ndërkombëtare”, tha Rama.