Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër/ Policia identifikon autorin, në kërkim edhe për një krim tjetër

Është identifikuar ditën e sotme autori i vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në Shkodër.

Nga informacionet e deri tanishme për media njoftohet se autori emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është një person me precedentë kriminale të mëparshme.

Ky person rezulton gjithashtu i shpallur në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur pak kohë më parë në Shkodër.

Ka dyshime se vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje mund të ketë lidhje me ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur së fundmi në Shkodër.