PREKËSE/ Çfarë ka shkruar Mbreti Charles mbi arkivolin e nënës së tij, ja mesazhi rrëqethës (FOTO)

Është duke u zhvilluar ditën e sotme në Westminster Abbey, funerali i Mbretëreshës Elizabeth II.

Nga pamjet që kanë fiksuar kamerat një letër është vendosur mes luleve mbi arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II.

“Në kujtim të dashur dhe të përkushtuar. Charles R.”, shkruhet në të nga djali i saj, i cili ka marrë dhe fronin.

Lulet sipër arkivolit janë mbledhur nga pallati Buckingam dhe vendet e preferuara të mbretëreshës. Mes luleve është edhe rozmarina, lulja e preferuar e mbretëreshës Elizabeth II.