Me drogë në makinë, arrestohet shqiptari dhe italiani, policët ndjenë erën e fortë të kanabisit

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Italisë, pasi i është zbuluar kanabis në makinë, ku udhëtontë se bashku me një italian.

Bëhet me dije se shqiptari ishte me makinën e pronarit kur u ndalua nga policia. Efektivët ndjenë erën e fortë të kanabisit dhe ushtruan një kontroll në mjet.

Nga kontrolli u gjet 16 gramë hashashm ndërsa në bagazh u gjet 2.6 kg. Gjithashtu, janë sekuestruar 790 €, një armë dhe një thikë.