“Fatin e Martinajt e di një femër e PS”/ Berisha bën deklaratën e fortë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bëtë ditën e sotme një reagim lidhur me zhdukjen e Ervis Martinaj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Berisha akuzon Partinë Socialiste se ka dijeni direkte në zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt.

Teksa ka bërë publike mesazhin e një qytetari Berisha shkruan se dy ditë para se të zhdukej, në bazë të një raportimi nga qytetari dixhital, Martinaj ka qenë i strehuar tek një grua e cila punon në bashkinë e Tiranës.

Ndër të tjerq në postim bëhet me dije se policia dhe prokuroria fshehin rolin e saj në këtë çështje, ndërsa citon qytetarin që thotë se në pamje duket Martinaj që del nga pallati i gruas dhe hyn në makinën e saj.

POSTIMI I PLOTE:

Per fatin e Ervis Martinajt di gjithçka nje femer e partise se krimit!
Policia dhe prokuroria e partise fshehin rolin e femres se partise.
Qytetari dixhital ka pyetje direkte per Edi Ramen dhe rolin e tij ne zhdukjen e Ervis Martinit. sb
“Pershendetje Zoti Berisha! Jam kurioz me dit pse policia e rames nuk e nxjerr qe dy ditet e fundit para se me u zhduk Ervis martinaj ka qen i strehuar te nje femer socialiste qe punon te bashkia lali erit e cila quhet…Policia e di shum mir dhe ka mar deshmin e ksaj femre por pse nuk e nxjerrin sepse deri ne momentin qe ka taku shijaksit ka qen me kte femer me vete e ka derguar kjo nga shpia e vet ne shijak
Prokuroria ka edhe videot ku shihet ervis martinaj duke hyr ne pallatin ku jetonte kjo femer dhe kan edhe videot qe del nga apartamenti diten e zhdukjes me kte femer dhe hipen ne makinen e ksaj
Pse se nxjerr policia dhe edi ket fakt dhe videot kur del nga shoia ksaj dy ditet e fundit
Apo edvini do te mbroj gocat e partis vet dhe mos te zbulojet qe e ka eliminu vet ai ervisin”