TRAGJEDI/ Dyshohet për 4 viktima në aksident: Shuhet familja, trupat prej një ore të ngecur në makinë

Ka marrë përmasat e një tragjedie të vërtetë aksidenti i sotëm në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në aksin Rrogozhinë-Elbasan.

Kujtojmë se fillimisht u raportua për dy viktima nga aksidenti, por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe të policië, sipas ABCNews, dyshohet se bëhet fjalë për katër viktima.

Trupat e të aksidentuarve ndodhen ende të ngecur në brendësi të makinës, e cila është deformuar tërësisht nga përplasja e fortë me kamionin.

Nga ana tjetër bëhet me dije se autoritet që jnaë në vendngjarje janë duke kërkuar ndërhyrje me e specializuar për nxjerrjen e tyre nga hekurat e makinës, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një familje.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet për shpetjtësi jashtë normave të lejuara.