I ati humbi jetën dhe e ëma u vetëflijua, drama familjare pas vetëvrasjes së 29-vjeçares shqiptare në Greqi

Një dramë e madhe njerëzore fshihet pas vetëvrasjes së vajzës së re shqiptare që u gjet e pajetë mëngjesin e së sotëm në shtëpinë e saj në një lagje të Lamisë. Siç duket goditjet e fatit në familjen e saj, së bashku me problemet financiare nga papunësia, duket se e kanë çuar atë t’i japë fund jetës.

Sipas Protothemës, bëhej fjalë për një vajzë që kishte ardhur me familjen në moshën 5-vjeçare nga Shqipëria dhe kishte arritur të studionte pasi ishte një studente shumë e mirë dhe të merrte diplomën për Filologji. Babai dhe nëna e saj punonin shumë në Greqi që të mos u mungonte asgjë dy vajzave të tyre dhe ata arritën t’i rrisin me dinjitet dhe parime.

Por pak vite më parë, goditja e parë erdhi, kur babai i vajzës u nda nga jeta papritur për shkaqe patologjike. Goditja e fatit është e rëndë për të gjithë, por më shumë për nënën e familjes, e cila u gjet e mbytur në portin e Raços në tetor 2020!

Ajo po përpiqej të gjente një punë pasi u jepte mësim fëmijëve, ndërsa për një kohë punonte edhe në objektin e refugjatëve dhe emigrantëve në Termopile. Por programi mbaroi, karantina i ndërpreu mësimet dhe me gjithë përpjekjet e saj nuk mundi të gjente punë.

Nga ata që e njihnin, ajo donte vetëm një punë, nuk donte as lëmoshë as kredi, vetëm punë! Edhe për të, me gjithë përpjekjet e saj, ajo nuk mundi të gjente diku për të punuar dhe kur i humbi çdo shpresë, iu drejtua aktit të dëshpëruar. Ajo lidhi një litar në tubacionet e radiatorëve që kalonin nëpër dhomën e saj dhe i dha fund jetës së saj.

Ajo kurrë nuk shqetësonte askënd kështu që mungesa e saj ishte e ngadaltë për t’u vënë re. Ishte aroma e rëndë ajo që zbuloi dramën e 29-vjeçares shqiptare dhe bëri që fqinjët të njoftonin policinë.

Mirëpo, në një komunikim që LamiaReport ka pasur me një person të afërt të të resë, ajo ka thënë se “nuk mendon se e ka dëmtuar veten se nuk ka punë, por ka pasur problemet e saj personale”.