E RËNDË/ Të renë e zë korrenti në oborrin e shtëpisë, gjendet e vdekur nga familjarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, ku një 29 vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orë 07:30, në lagjen nr.14 në Durrës, ku shetësja me ininciale S.H, është gjetur pa shenja jete nga familjarët në oborrin e banesës.

Dyshphet se ajo ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave tën gjarjes.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes