Aktori i Portokallisë i tronditur për vdekjen e Florind Belliut: Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë…

I gjithë opinioni publik është tronditur nga vdekja e papritur e aktorit 35-vjeçar shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortes së tij, Ornelës.

Sipas informacioneve për mediat në ditën e lindjes së tij, Florindi kishte patur një debat dhe një përplasje fizike me bashkëshorten, të cilën e kishte hedhur nga kati i gjashtë i banesës së tyre në New York.

Kur e kuptuar ç’ka bërë, 35-vjeçari është hedhur edhe vetë pas partneres 28-vjeçare, duke i dhënë kështu fund jetës së të dyve.

Florindi dhe Ornela lanë pas dy djem të vegjël, 6 dhe 2 vjeç, ndërsa partnerja e aktorit ishte gjithashtu shtatzënë. Mediat e huaja bëjnë me dije se kohët e fundit ai kishte pasur probleme me shëndetin mendor.

Nga ana tjetër aktori i njohur Irgen Çela, mik i ngushtë me të ndjerin, ka shprehur pikëllimin e tij të madh në rrjete sociale.

“Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty . Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjith ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë forcë familjes tënde në këto momente të vështira ??”