Tabaku dhe Pampuri në Amerikë me kolegët socialist, shpërthen dhëndri i Berishës: Ndrikullat fitojnë kur humb PD

Deputetja e PD, Jorida Tabaku është takuar ditën e sotme me Gabriel Escobar në Washington DC. Në reagimin e saj në Tëitter, Tabaku thotë se diskutuan për Partinë Demokratike.

Tabaku thotë se Esobar, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor shprehu mbështetjen për PD ndërsa theksoi rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE nëse fokusohet në luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar.

Por nuk ka vonuar as reagimi i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi i cili ka publikuar një foto të dy deputeteve demokrate Tabakut dhe Pampurit në SHBA bashkë me kolegët socialist.
“Opozita e lumtur. Ndrikullat fitojne kur humb PD”, shkruan Malltezi. Kujtojmë që familja Berisha është shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe nuk mund të udhëtojë.