Përplasje me armë mes bandave shqiptaro-marokene të drogës/ Si u tentua të eliminohej koka e njërit prej grupeve kriminale

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës i përbërë nga shqiptarë dhe marokenë.

Grupi kriminal ishte në përplasje të vazhdueshme me bandat e tjera për të marrë kontrollin e trafikut të drogës. Bandat vepronin kryesisht në rrethinat e Milanos dhe ato të Vareses.

Nga aksioni i policisë janë vendosur në pranga 6 persona, 4 burra, njëri prej tyre shqiptar dhe dy gra.

Ata akuzohen për vrasjen e mbetur në tentativë të një trafikanti droge pas përplasjes për kontrollin e territorit në shitjen e heroinës, kokainës dhe hashashit.