Sot në Madrid po mbahet dita e dytë e samitit të NATO-s. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë një video me pamje nga punimet në samit, ndërsa janë mbledhur krerët e 30 vendeve anëtare të aleancës ushtarake që udhëhiqet nga SHBA.
“Mbase sot lajmi i mirë…”, shkruan Rama, ndërsa shfaqet duke biseduar me liderët perëndimorë dhe presidentin bullgar, Rumen Radev.