Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Shëngjin, ku një person ka mbetur i plagosur.
Mësohet se një automjet i cili lëvizte me shpejtesi ka humbur kontrollin dhe ka goditur një biçikletë, duke hedhur në tokë personin që udhëtonte me mjetin. Ndërkohë nga humbja e kontrollit mbi mjetin, shoferi ka goditur dhe tre automjete të tjera, të cilat ishin të parkuara para një lokali.
Si pasojë e aksidentit, i plagosur ka mbetur shoferi i biçikletës, që është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Policia ka nisur hetimet mbi rrethanat e aksidentit.