Noizy takon Dritan Dajtin në burgun e Peqinit? Ja çfarë i kërkoi ‘i forti’ që vrau 4 efektivë policie

Reperi i njohur, Noizy duket se ka takuar në burg, Dritan Dajtit, personi i cili vuan dënimin për vrasjen 4 policëve. Këtë fakt e ka zbuluar Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti.

I ftuar në TVSH, ai ka zbuluar se ka zbutur armiqësinë me Noizyn, pasi ia ka kërkuar “pedagogu i tij”, referuar këtu Dritan Dajtit. Sipas tij, ka qenë Dritan Dajti që i ka kërkuar Noizy që të “mbyllë muhabetin” me Cllevion.

“Nuk la njeri pa kapur për të mbyllur muhabetin, në fund fare shkoi në burgun e Peqinit takoi pedagogun tim dhe më tha pedagogu mua lëre”.

Për Dritan Dajtin e ke fjalën? Po. E ka takuar dhe është futur Tani dhe nuk ia prish dot. Edhe mund t’ia prish, por problemi është se më ndëshkon ai mua pastaj dhe unë nuk dua që të më ndëshkojë ai. Të tjerët le të më ndëshkojnë, por nga ai nuk dua kurrë. Është futur ai, por mua nuk më mbajnë nervat ndonjëherë se i nxjerrin pamjet, ma sjellin videon në internet, ” tha Cllevio.

Kujtojmë se kur u përplas me Noizyn, Kleviol Ahmeti duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje. Video teksa Noizy grushtonte të riun përpara lokalit të tij në zonën e Currilave, u publikua në rrjetet sociale, dhe policia pasi arrestoi Cllevion, vuri në hetim në gjendje të lirë reperin Rigels Rajku dhe të atin. Sipas asaj që ka shkruar Noizy në Instagram, gjithçka ndodhi pasi Cllevio me emrin e vërtetë, Kleviol Ahmeti, i ofendoi familjarët.