“E mësova nga radio se më vdiq djali”/ Dëshmia tronditëse e nënës, që fëmija iu vra nga grabitësi shqiptar

Është bërë publike për mediat dëshmia tronditëse e nënës që djali iu vra nga grabitësi shqiptar në Greqi.

Ajo është shprehur se e ka marrë vesh nga radio që djali i saj është masakruar në vendin e punës.

“Mësova në radio se fëmija im vdiq”- tha 44-vjeçarja.

“Marios ishte djali im i vetëm. 15 vjet më parë humba burrin tim. Fëmija im ishte mbështetja ime. Që kur burri im u largua në 2004, ai më është betuar se nuk do ta lë mamin. Ishte punëtor dhe i shkolluar. Ai punoi në dyqan për rreth 5 muaj.Ai më thoshte se nuk i pëlqente turni i mëngjesit, se do të shkonte në turnin e mbrëmjes që kishte më shumë para. Unë i thosha, fëmijë, mos shko”, ka dëshmuar fillimisht në gjykatë.

Zonja Tula më pas iu referua momentit kur pronari i biznesit e telefonoi për t’i thënë se djali i saj ishte plagosur dhe se si ajo mësoi se fëmija i saj kishte vdekur përpara se ajo të mund të shkonte në spital për ta parë atë.

“Kur u ngrita në orën 06:30 më thirri shefi dhe më pyeti nëse isha mirë. E pyeta se çfarë ndodhi dhe më tha që Marion e kishin rrahur. Ai më tha se është keq dhe unë kërkova të flisja me një oficer policie për të parë nëse fëmija im është mirë. Polici më tha se është në gjendje shumë të keqe dhe se po shkonte me ambulancë në spital. Në atë moment rashë në dysheme, duke u dridhur dhe fillova të bërtas. Vëllai më mori nga spitali dhe më tha të merrja një taksi dhe të shkoja shpejt, sa më shpejt për mjekët. Takova një fqinj rastësisht dhe i kërkova të më çonte në spital për të arritur fëmijën tim.”

Nga ana tjetër gjatë gjithë dëshmisë së tij, i pandehur shqiptar 27-vjeçar tentoi të fshihte fytyrën me duar.

“Nuk e dija që pistoleta kishte plumba”, argumentoi në Gjykatë 27-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se vrau 44-vjeçarin punonjës të një dyqani gjatë grabitjes së ndodhur në zonën e Toumbës në Selanik.

Grabitja pas vrasjes që tronditi vendin, ndodhi në nëntor 2021, kur 44-vjeçari Marios, teksa punonte në dyqan u përball me një grabitës të maskuar, i cili hyri në dyqan dhe e vrau me armë.

Viktima, siç është regjistruar nga kamerat e sigurisë, dyshohet se ka bërë rezistencë dhe si pasojë 27-vjeçari me origjinë shqiptare e ka qëlluar me plumb në kokë.

27-vjeçari shqiptar së bashku me një 37-vjeçar kanë dalë sot para Gjykatës.

Shqiptari akuzohet se ka tërhequr këmbëzën, ndërsa 37-vjeçari dyshohet se priste jashtë dyqanit në momentin e grabitjes.

27-vjeçari shqiptar ka deklaruar fillimisht se “nuk kisha ndërmend të vrisja. Unë nuk u nisa ta bëja këtë,” dhe pohoi se nuk e dinte se arma që mbante kishte plumba në të.

“Unë nuk kam shkuar për të vrarë, kam shkuar vetëm për të grabitur. Isha i dehur dhe i droguar ”, tha ai.

I pandehuri i dytë u shpreh se është i pafajshëm dhe se nuk ka pasur lidhje me grabitjen, shkruan protothema.