E frikshme/ Momente paniku, avioni humb ekuilibrin dhe përfundon në ujë (Foto)

Një avion i ngarkuar me mallra në aeroportin Montpellier të Francës, ka rrëshqitur nga pista gjatë uljes ku ka humbur kontrollin dhe ka rënë në pellgun Mauguio.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e të shtunës në orën 2:50.

Zjarre masive në Francë/ Zjarrfikësit evropianë i bashkohen betejës për shuarjen e flakëve

Aeroplani Aeropostale, një ‘Boeing 737’, edhe pse bëri një ulje të rrezikshme që mund të kishte viktima, fatmirësisht nuk ka shkaktuar asnjë të dëmtuar, nga 3 personat që ishin në bord.

Gjashtëdhjetë zjarrfikës nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Herault, përfshirë specialistë të shpëtimit në ujë, u dërguan në vendngjarje dhe ndërhynë në kohë.