Një video që tregon dy turiste duke ecur tërësisht nudo në qendrën historike të Gialopolit është bërë virale në rrjet.
Duket se temperaturat ekstreme të kësaj vere po i shtyjnë njerëzit drejt veprimeve akoma dhe më ekstreme dhe kjo video e dëshmon këtë.
Videoja e cila u bë menjëherë virale, është publikuar në rrjetet sociale rreth orës 6.30 të mëngjesit të sotëm dhe aty shfaqen dy vajza që ecin lakuriq në pjesën e vjetër të qytetit që ndodhet në bregdetin pulian, ndoshta pasi janë larë herët në mëngjes në Seno della Purità, një plazh ‘alternativ’ i frekuentuar kryesisht nga të rinjtë, madje edhe në natën.
Turistet kaluan rrugët e qendrës historike sikur të mos kishte ndodhur asgjë për t’u kthyer me shumë gjasa në shtëpinë e marrë me qira për pushime. Të shokuar janë operatorët e shërbimit të higjienës urbane, të cilët nuk u besonin syve.