Të shtëna me armë në Shkodër, policia jep detajet

Disa të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e sotme në Shkodër.

Policia ka njoftuar se një person ka hapur zjarr drejt një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, dhe më pas është larguar. Nga të shtënat nuk janë raportuar të lënduar, ndërsa sipas efektivëve, është dëmtuar vetrata e lokalit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00 në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku është dëmtuar vetrata e një lokali aty afër dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi hetimor në vendngjarje është gjetur një gëzhojë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit.