Dy të vdekur dhe 5 të plagosur/ Udhëtimi i fundit që i mori jetën 15-vjeçares shqiptare

Shëtitja në det i ka marrë jetën një 15-vjeçareje në Greqi, pasi makina ku ajo po udhëtonte bashkë me të dashurin dhe një çift tjetër është përfshirë në një aksident të rëndë.

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë kanë mbetur të plagosur edhe 5 persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në Kretë, ndërsa përveç 15-vjeçares ka humbur jetën edhe shoferi 23-vjeçar, edhe ky ishte me të dashurën e tij.

Makina me të cilin 4 të rinjtë po udhëtonin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë, më pas me një mjet bujqësor, ku po udhëtonin djali me nënën e tij 76 vjecare, edhe keta mbeten te plagosur.
Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

I riu 23-vjeçar, i cili ishte edhe drejtuesi i makinës, nuk kishte leje drejtimi, ndërsa mjeti ishte gjithashtu i pasiguruar dhe i përkiste nënës së tij.

Familjet e të rinjve janë në gjendje shoku pasi nuk mund ta besojnë se shëtitja e djeshme ishte edhe e fundit për dy të rinjtë.