“O ma hëngshi…”/ Ndjekësi i komenton në rrjetet sociale, Ermal Mamaqi i kthen përgjigjen epike

Aktori i njohur Ermal Mamaqi duket se është duke punuar me një projekt të ri. Së shpejti ai do të sjellë një film të ri në kinematë shqiptare ku pjesë e tij do të jetë dhe aktori Blerim Destani.

Këtë gjë moderatori e ka bërë të ditur nëpërmjet një videoje komike që ka bërë me Blerimin dhe disa vajza të grimit në shesh xhirime. Ermali shfaqet duke i bërë fresk aktorit dhe duke i mbajtur çadrën ndërkohë që ai po bëhej gati.

“@blerimdestani, projekti tjeter. Ka 100 vjet që më lutet”- shkroi Mamaqi krahas videos.

Mirëpo një ndjekës duket se nuk i ka pëlqyer aspak videoja e aktorit dhe komenti i tij mori vëmendjen e Ermalit i cili nuk ka nguruar t’i kthejë një përgjigje më se epike.

“O ma hangshi 💩 me gjith çader, athu kush jeni, “vipa” po çfarë vipash ju jeni dh*pa”- shkroi ndjekësi, ndërsa aktori iu përgjigj: “Nga Dubai je ti vlla?– duke iu referuar kështu skandalit të publikuar të ‘Dubai Porta Potty”.