“Mbase sot lajm i mirë”, çfarë po paralajmëron Rama nga samiti në Madrid?

Sot në Madrid po mbahet dita e dytë e samitit të NATO-s. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë një video me pamje nga punimet në samit, ndërsa janë mbledhur krerët e 30 vendeve anëtare të aleancës ushtarake që udhëhiqet nga SHBA.

“Mbase sot lajmi i mirë…”, shkruan Rama, ndërsa shfaqet duke biseduar me liderët perëndimorë dhe presidentin bullgar, Rumen Radev.

V I D E O