“Lëreni të vdesë aty”/ Sherr shqiptarësh në Greqi, 54-vjeçari dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një 54-vjeçar shqiptar është dërguar në gjendje të rëndë në spital, pas një sheri me 3 bashkatdhetarë të tij në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Kolimbia ku burrat punonin duke shtruar pllaka. Mësohet se 54-vjeçari ka pasur konflikt me njërin prej agresorëve, me të cilin ka bërë sherr dhe më parë.

Mëngjesin e sotëm 3 burrat kanë shkuar në hotelin ku punonin dhe kanë dhunuar keq 54-vjeçarin, duke e lënë pa ndjenja. Ata janë larguar nga vendi duke thënë “Lëreni të vdesë aty”.

Burri është gjetur nga dhëndri i tij, i cili ka lajmëruar ambulancën. Ai është në gjendje të rëndë në spital, me dëmtime të shumta në kokë dhe trup, ndërsa policia greke po punon për kapjen e 3 agresorëve.