Deklarata e fortë e Serena Sulës: Kam bërë s*ks me Ilir Shaqirin

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Serena Sula, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë për fituesin e BBVIP, Ilir Shaqirit.

Ajo tha pak kohë më parë se është takuar me Ilir Shaqirin dhe se ka shkëmbyer numrat e kontaktit me të. Madje Serena shtoi se kanë pasur edhe një takim të dytë.

Së fundmi po qarkullon një video në rrjetet sociale e shkëputur nga një intervistë e Serena Sulës në “Shqipëria Live”, ku ajo deklaron se ka kryer marrëdhënie seksuale me fituesin e “Big Brother Vip.”

Gjatë intervistës Serena rikujton se muaj më parë ka deklaruar se nëse do të ishte në “Big Brother” personat me të cilët do bënte seks ishin Iliri dhe Donaldi.
Ajo shprehet se këtë gjë që ka thënë e ka realizuar me balerinin, ndërsa shton se ky i fundit nuk do të mundet ta mohojë pasi ajo ka edhe prova.
Biseda:

Serena: Më pyete ti mua “me kë do bëje seks ti” edhe unë e plotësova atë që thashë. Thashë do bëja me Ilirin, po të isha në Big Brother…
Moderatorja: Pra po thua që ke kryer marrëdhënie seksuale me të (Ilirin)?

Serena: Unë e plotësova…

Moderatorja: Unë duhet ta mbyll sepse regjia më thotë gjatë gjithë kohës mbylle… Por është e vërtetë kjo deklaratë e jotja nuk është shaka?

Serena: Po vërtet pse?

Moderatorja: Mban përgjegjësi për këtë që thua?

Serena: Po, pse?

Moderatorja: Po sepse është deklaratë shumë e fortë dhe…

Serena: Shumë e fortë? Okej…

Moderatorja: I lind e drejta Ilirit të flasë dhe të reagojë dhe ta hedhi poshtë ose jo këtë që po thua.

Serena: S’ka çfarë të hedhë poshtë ai se kam… mesazhe kam gjëra kam…

Deklaratat e Serena Sulës nisën disa javë më parë ku në një intervistë ajo u pyet për emrin e mashkullit vip shqiptar që e ka ngacmuar. Ndonëse në fillim hezitoi, Serena më pas habiti me përgjigjen e saj. Ajo u shpreh se teksa ndodheshin në një ambient të përbashkët, Ilir Shaqiri ka flirtuar me të.

“Kur isha një intervistë në Top Channel qëllova me fituesin e BBV, Ilir Shaqirin. Po bëja grimin dhe erdhi Iliri me Sabianin dhe ngeli duke më parë nga këmbët. Unë isha aty edhe tha:

“Wow ku e kam parë këtë”. Unë i thash që jam Serena Sula dhe ai tha: “Po je vajza që bën twerk”. Ngeli shtangut kur më pa. Po ku je ti që s’na u fute neve tek Big Brother. Unë duhet të isha në BBV dhe i thashë a do bënim gjë aty bashkë edhe tha:

“Vallaj po. Je shumë seksi”. Pimë cigare jashtë dhe më mori kontaktin,”-u shpreh Serena.

Pas kësaj deklarate që u përhap kudo në rrjet, Serena shprehu se pas takimit në prapaskenë me Ilir Shaqirin, ata kanë shkëmbyer numrat e kontaktit madje janë takuar përsëri, duke theksuar se “çfarë s’ka ndodhur” në atë takim.

Serena Sula është një nga personazhet më të komentuar në rrjet për mënyrën spontane të të shprehurit, apo edhe ekspozimin e formave të saj në Instagram. Serena bëri një bujë të madhe me lidhjen e saj të fundit me ish-konkurentin e Përputhen, Arjon Lulin.

Madje ndarja e tyre dhe deklaratat që e pasuan u bënë virale kudo në rrjet.