“A e fal tràdhtinë?”, Aurela Gaçe lë pa fjalë Monika Lubonjën me përgjigjen e saj

Këngëtarja e famshme shqiptare Aurela Gaçe është shprehur e prerë kundër tràdhtisë mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”.

E pyetur nëse e fal tràdhtinë ajo u shpreh në mënyrë kategorike jo duke shtuar se personi tjetër duhet të mbledhë mendjen e të mos bëje gabime të tilla.

Monika Lubonja: A e fal tràdhtinë?

Aurela Gaçe: Jo

Monika Lubonja: Je e sigurt edhe për një njeri që e do shumë?

Aurela Gaçe: Ai njeriu ta mbledhë mendjen. Unë nuk e kisha menduar ndonjëherë, tani që më fute në mendime do të përgjigjem një herë tjetër.