Zgjedhjet për kryetar të PD-së, zbardhet emri që do të përballet me Berishën

Ibsen Elezi ka konfirmuar se do të jetë në garë me ish-kryeministrin Sali Berisha për kryetar të Partisë Demokratike.

Sali Berisha ka gjetur një kandidat që do t’i dalë përballë në zgjedhjet për kryetar të “Foltores”.

Ibsen Elezi do të jetë rivali i tij. Afati për dorëzimin e formularëve ka përfunduar dje, më 7 maj, dhe mësohet se Elezi ka paraqitur kandidaturën e tij.

Një ish zyrtar lokal i PD dhe njëherësh një kritik i madh i kësaj force politike, Elezi ka konfirmuar se do të jetë në garë me ish-kryeministrin.