U sulmua me thikë para shkollës së të birit/ Kush ishte 37-vjeçarja shqiptare që vdiq në Itali (EMRI)

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një 37-vjeçare shqiptare mbeti e vdekur.

Shqiptarja është identifikuar si Bruna Meuca Hella, ndërsa sipas mediave italianeajo është sulmuar me thikë përpara shkollës së djalit të saj 10-vjeçar. Aj oështë goditur disa herë me thikë nga një burrë, i cili dyshohet se mund të jetë ish-bashkëshorti.

Bruna banonte pranë shkollës dhe ajo ka shkuar në shtëpinë e saj përpara se të lajmëronte ambulancën. Pavarësisht nxitimit për ta transportuar për në spital, Bruna ka mbërritur e pajetë në duart e mjekëve.

Tashmë agjentët e mjekësisë ligjore janë duke punuar në zbardhjen e ngjarjes së rëndë, rindërtimin e dinamikës së sulmit dhe identifikimin e autorit.