Spiropali-Berishës: E bën mirë rolin e viktimës, vetëm SPAK nuk dëgjon ulërimat e të vrarëve dhe të vjedhurve prej teje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, kritikoi nga salla e parlamentit Gjykatën e Posaçme në lidhje me atë qe ajo e quajti si “moshetimi” i ish-kryeministrit Berisha.

Spiropali u shpreh se korrupsioni, vrasjet si dhe vjedhjet e Sali Berishës ulërasin, ndërkohë që vetëm nga SPAK nuk arrijnë të dëgjohen.

“Ti nuk ke faj që flet për prokurorë për vrasje për grabitje përderisa sa SPAK-u të sheh jo vetëm gjallë por dhe me armën ngrehur. Se nuk shpjegohet ndryshe fakti që nuk je thirrur ende të japësh llogari. Korrupsioni yt ulëret, nga boronicat e Gërdecit, te Nduja i Çezit, te kompleksi Partizani i dhëndrit.

Siç duket ti bën mirë që e luan rolin e viktimës, nga Parisi drejt Washingtonit përderisa SPAK-u nuk i dëgjon ulërimat e të vjedhurve dhe të vrarëve prej teje. Pa folur për ata që u vranë poshtë dritares tënde, ulërimat e tyre janar më janar e drejtësia e familjarëve të tyre, nuk mbërrika deri te dritaret e SPAK-ut”, tha Spiropali.