S*eks në këmbim të mësimeve shtesë/ Instruktor e pëson keq pasi u ‘kap mat’ me nxënësen

Një instruktor fluturimi dhe një nga nxënëset e tij janë përjashtuar nga shkolla e pilotimit pas publikimit të një videoje seksuale që ata kishin regjistruar gjatë fluturimit mësimor, në Rusi.

Videoja ishte regjistruar gjatw njw fluturimi dhe përmbante elemente të shumta seksuale që thyenin sigurinë dhe seriozitetin e profesionit, thanë zyrtarët. Shkolla e aviacionit civil të Sasovo tha se ka shkarkuar instruktorin dhe nxënësen e tij çapkëne, të cilit kishin vendosur mjetin ne modalitet ‘autopilotimi’ në mënyrë që të filmonin veten e tyre duke bërë seks.

Piloti i martuar 28-vjeçar raportohet se kishte bindur nxënësen 21-vjeçare të bënte seks me të në këmbim të disa mësimeve të tjera falas pilotimi. Dyshja ishin në kabinën e një avioni të vogël Cessna 172 në rajonin rus të Ryazan kur regjistruan aventurën e tyre, shkruan e përditshmja vendase ‘Gazeta’.

Vajza fillimisht kishte refuzuar sepse ishte e martuar por më vonë kishte pranuar ofertën e tij të mësimit falas shtesë. Kur u pyet për atë që kishte ndodhur, e reja tha se mjeti ajror ishte vendosur në autopilot dhe se ata vetëm ishin puthur e përqafuar. Ajo pretendonte se kjo kishte ndodhur vetëm në një rast dhe se nuk ishte përsëritur.

Skandali doli në dritë vetëm kur vajza pati një debat me një tjetër nxënëse për kohën e fluturimit shtesë që po merrte, kur dhe video u postua online në formë hakmarrjeje.

Pas postimit të videos intime gjatë fluturimit me avionin e shkollës, dyshja u përjashtuan, edhe pse disa media thonin se vajza kishte përfunduar kursin e saj dhe kishte marrë dokumentacionin.