Publikon fotot provokuese nga shtrati, çfarë po përgatit modelja s*ksi? (FOTO)

Tani që ka ardhur sezoni veror, rrjetet sociale mbushen me fotografi nga plazhi apo me bikini. Por jo vetëm kaq, pasi tani është edhe periudha ku këngëtarët sjellin projektet e tyre më të reja muzikore dhe që shijohen nga pushuesit në bregdet.

E të fundit që kanë bashkuar forcat për një projekt të ri janë Majk Kaveli dhe Bardhyl Idrizi, ose siç njihet ndryshe dhe thjesht Bardhi.

Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur dyshja duke postuar në “Instastory”, prapaskenat e videoklipit. Ajo çfarë ra në sy ishte prezenca e modeles seksi, Kejvina Kthella.

Ajo do të jetë protagoniste në klipin e këngëtarëve. Modelja nga ana tjetër ka postuar në profilin e saj në “Instagram” disa foto provokuese mbi shtrat, shkëputur nga xhirimet e klipit.

Linku=> https://www.instagram.com/p/Cd9GFTOL8tQ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=68d01601-30ca-49dd-97e4-98cd7ce6a252

“Pak dashni ama ama”, shkruan Kthella krahas postimit. Me prezencën e Kejvinës dhe temperaturave të nxehta të verës, pritet që kënga të jetë ritmike.