Lija e majmunit! “Ka vdekshmëri më të lartë se Covid 19”, mjeku jep detaje: Ja kush janë më të mbrojtur

Një tjetër sëmundje infektive është përhapur në Europë që nga fillimi i majit, e cila quhet, lija e majmunit

Është sëmundje e kafshëve, por përhapet edhe te njerëzit nëpërmjet kontaktit, duke shfaqur temperaturë, ethe dhe flluska të mbushura në lëkurë. Nuk është sëmundje seksualisht e transmetueshme, por rastet e Anglisë janë kryesisht meshkuj që kryejnë marrëdhënie me meshkuj. .

Lija e majmunit ka një vdekshmëri më të lartë edhe se sa Covid 19.

“Nëse Covidi e kishte 4% vdekshmërinë, lija majmunit e ka 6 %”.

Mjeket thonë se nuk ka vend për panik, madje të gjithë ata që kanë lindur para viteve ‘80 janë të mbrojtur pasi janë vaksinuar ndaj lisë, por më pas vaksinimi u ndërpre.

Lija e majmunëve është një sëmundje që haset në Afrikë por përherë të pare ajo po përhapet në Europë dhe në vende te tjera.