Bora Zemani dhe Donald Veshaj shijojnë pushimet e para pas ribashkimit? Publikohen fotot që i futën të gjithë në dyshime

Aktori Donald Veshaj dhe moderatorja Bora zemani tashmë jo vetëm që janë rikthyer sëbashku, por kanë nisur edhe pushimet e para për këtë vit.

Sigurisht u munduan mos të kuptohen, por nuk ia dolën. Javën e kaluar aktori ishte në Vlorë prej nga ku postoi disa foto e video. Ndryshe nga herët e tjera ai nuk u shfaq krah të vëllait Romeos, i cili nga ana tjetër ndodhej në Tiranë.

Bora postoi sot disa foto nga jugu i Shqipërisë ku shfaqet me bikini. Mjedisi ku janë shkrepur fotot duket i njëjtë e po ashtu ata kanë përdorur të njëjtat efekte për të edituar fotot e tyre. Ajo nuk ka bërë asnjë postim tjetër në Instastory për të treguar se fotot janë shkrepur sot apo me kë është e shoqëruar.

Vlen të theksohet se Donaldi ishte në Vlorë para se të merrte pjesë në sfilatën e Valdrin Sahitit.