Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, do të rikthehet me një rol për herë të parë pas gati 30 vitesh.
Ai e kishte lënë mënjanë profesionin e aktorit vitet e fundit, për t’iu përkushtuar karrierës në muzikë.
Lajmin se do t’i rikthehet aktrimit e ka bërë të ditur vetë këngëtari, përmes një postimi në Instagram.
“Pas 30 vitesh, miku im, aktori më i madh dhe më i famshëm shqiptar në Evropën Juglindore, Ilir Tafa, më riktheu në aktrim. Besoj se do t’ia kem sukses me Ilirin dhe Shkumbinin!”, ka shkruar Fejzullahu.