Arbana Osmani sërish në “arrati”/ Ja destinacioni që zgjodhi moderatorja për pushimet e radhës (FOTO)

Pas përfundimit me sukses të sezonit të parë të Big Brother Vip, Arbana Osmani ka vendosur që këtë periudhë ta shfrytëzojë për veten dhe familjen e saj.

Pas pushimeve vetëm për vetëm më partnerin e saj Eduart Grishajn, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, moderatorja e njohur është “arratisur” sërish në një tjetër destinacion. Së bashku me familjen e saj, Arbana ka zgjedhur ishujt grek Mykonos për të vazhduar turin e saj të pushimeve. Edhe këtë herë, Osmani ka mbajtur të informuar ndjekësit, duke postuar shpesh në Instagramin e saj, momente gjatë pushimit.

“Në Mykonos me “djemtë” e mi,” -ka shkruar moderatorja në postimin e fundit.

https://www.instagram.com/p/Cd6QXyooIUY/?utm_source=ig_embed&ig_rid=18b0192c-4dbd-45d9-863f-7d13f137b5a5

Ndërkohë ju kujtojmë që çifti i njohur i showbizit shqiptar janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Ndonëse moderatorja është në tremujorin e dytë të shtatzënisë deri tani nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës që po presin por në media aludohet se do bëhen me vajzë. Në 2020 ata mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell. Teksa Arbana ka edhe një djalë më të madh nga martesa e saj e parë.