Tragjike/ Shkoi në spital me temperaturë të lartë, ndërron jetë fëmija 3-vjeçar në Elbasan

Një fëmijë 3-vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Foshnja ka shkuar me temperaturë të lartë në spital, ndërsa nuk dihen ende shkaqet se pse ka ndërruar jetë.

Foshnja është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në pediatrinë e Spitalit të Elbasanit dhe është futur në oksigjen.
Raportohet se fëmija ishte me bronko-pneunomi.

3-vjeçari ishte nga fshati Kusarth i Elbasanit.
“Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.”, thuhet në njoftimin e policisë.