“Tani do çmènden njerëzit”, Iliri del me paralajmërimin e fortë, Arjola tregon frikën e saj më të madhe

Mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të spektaklit, në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ kanë filluar debatet, nisur nga nominimet ‘surprizë’ që u bënë.
Arbëri u vendos përballë kutisë së pandorës, ku shpëtoi veten për një javë nga nominimet. Por jo vetëm kaq, pasi ai duhej që të çonte edhe 3 banorë të tjerë në nominim dhe zgjodhi Einxhel, Donaldin dhe Beatrix.
Ky vendim duket se i ka pëlqyer Ilirit i cili e etiketoi Arbrin si “një kampion”.

“Çfarë nominimi që bëre. Je kampion! Tani është pikërisht momenti që njerëzit do fillojnë të çmenden”, tha balerini i njohur.
Nga ana tjetër ishte edhe Arjola e cila shtoi: “Kam frikën e Beatrix, në këtë pikë nuk mendoj se Einxhel është e rr3zikuar”.