Protesta e dhunshme e Berishës, reagon për herë të parë Rama: Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë edhe më shumë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ‘betejën’ që u zhvillua sot në selinë e PD-së, ku Sali Berisha mësyu me militantët e tij për të marrë godinën. Rama ka zgjedhur të reagojë me një shprehje të aktorit John Wayne, teka shkruan në Instagram: “Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë edhe më shumë”.

Një situatë e paprecedentë u regjistrua sot në selinë e PD-së, Ku SalI berisha me militantët e tij zhvilluan 3 orë ‘betejë’, por në fund nuk ia arritën qëllimit, të merrni selinë e PD.

Militantët shqyen dyert e jashtme të selisë, por nuk depërtuan më shumë se sa deri te kati i parë për shkak se nuk mundën të shpartalloni dyert e blinduara. Ndërkohë në katin e dytë të selisë së PD ndodhej Lulzim Basha, i cili po zhvillonte mbledhje.

Teksa dhuna po intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën. Policia ka hedhur gaz lotsjellës duke shpërndarë protestuesit.