Perla nga gjykata/ Stresi: Hera e parë që arrestohem pa bërë gjë. Gjyqtari: Kështu më ke thënë dhe herën e kaluar…

Që prej mëngjesit ka nisur seanca gjyqësore e të arrestuarve për sulmin në selinë e PD, gjatë protestës së 8 janarit.

Një nga të arrestuarit është edhe reperi Stresi, apo Arkimed Lushaj, i cili para gjykatësit tha se është hera e parë për të që arrestohet pa bërë gjë, raporton gazetarja Anila Hoxha e cila po ndjek seancën.
Stresi: Është hera e parë që arrestohem pa bërë asgjë
Gjyqtari: kështu me ke thënë dhe radhën e parë

Stresi: Atëherë foli avokati, jo unë.