Hapën vrimë në murin e qelisë dhe zbritën me çarçafë, tre persona arratisen nga burgu në Itali! Mes tyre një shqiptar

Tre të burgosur, mes të cilëve një shqiptar, u arratisën nga burgu i Bellizi në Itali gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Ansa.it, një prej tyre me kombësi marokene u arrestua mënjeherë pasi doli nga qelia.

Ata kanë hapur një vrimë në murin e qelisë dhe dolën duke përdorur çarçafët si litarë.

Policia është vendosur në kërkim të 41-vjeçarit shqiptar dhe personit tjetër, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli në zonën e Avellinos për të bërë të mundur arrestimin e dy të burgosurve.