“Betriti, Betrunti”, Beniada i ngatërroi emrin, Butrint Imeri bën reagimi epik (Foto)

Beniada është banorja më pozitive dhe e qeshur e “Big Brother VIP” duke i surprizuar kështu të gjithë me sjelljen e saj.

Ajo ka treguar se përveç asaj vajzës joshëse të kopertinave, është edhe një vajzë shumë e dashur, e çiltër dhe që argumenton mirë dhe pse nuk di të flasë bukur shqip. Meqënëse jemi këtu, mënyra si ajo flet në gjuhën shqipe është qershia mbi tortë e këtij formati.
Së fundmi, teksa në shtëpi luhej kënga “Dale” e Ledrit, Kidës dhe Butrintit modelja i ka shumë qejf mirëpo i ka ngatërruar paksa emrin.

“Batriti, Betriti, Betrinti, Betruti Betrunti”- thotë Beniada teksa video na shkriu të gjithëve gazit.
Kjo video sigurisht është parë edhe nga Butrintii cili ka reaguar sot në Instgram. “Betrini, Betrinti, Betrunti!”- shkroi ai në një status në Instastory. Dhe më pas e pasoi nga një tjetër vetëm me emoji duke qeshur me lot dhe me zemër.