Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për fitimin e “Topit të Artë” (Lista)

Yjet e skenës së futbollit takohen në Paris, në Theatre du Chatelet. Aty do të mësojmë fituesin e ri të Topit të Artë.

Ndër kandidatët kryesorë janë Benzema dhe Leëandoëski, të cilët mund ta fitojnë këtë trofe për herë të parë.

Nga ana tjetër, kemi Lionel Messin, kandidatin kryesor, i cili do të ngrinte trofeun për të shtatën herë.

Deri më tani kemi mësuar renditjen e 20 futbollistëve nga vendi i 30 në të 11, ku padyshim surprizë ishte renditja e Neymar në vendin e 16, apo edhe e Haaland në të 11.

Tanimë kanë mbetur 10 kandidatë finalistë, që janë: Jorginho (Itali, Chelsea), Donnarumma (Itali, PSG), Leëandoëski (Poloni, Bayern Munich), De Bruyne (Belgjikë, Manchester City), Kanté (Francë, Chelsea), Messi (Argjentinë, PSG), Cristiano Ronaldo (Portugali, Manchester United), Benzema (Francë, Real Madrid), Mbappé (Francë, PSG) dhe Salah (Egjipt, Liverpool).