Pas ndarjes nga Bearti, Tea Trifoni merr vendimin e papritur (FOTO)

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ndan me 490 mijë ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj, por herë pas here bën edhe bashkëbisedime.

Ashtu siç ka bërë edhe një ditë më parë. Teksa shumë fansa i kanë kërkuar ndihmë për fustanin e mbrëmjes së maturës apo ndonjë model për thonjtë, ka pasur edhe nga ata që i kanë bërë pyetje në lidhje me jetën private.

“A nuk do ta bësh publik të dashurin?”, e pyet dikush, të cilit Tea iu përgjigj: “Jo, jo. Asnjëherë më”.

Kujtojmë se Tea doli nga “Për’puthen” së bashku Andi Shehun, por në fakt ajo ishte e lidhur me ish-konkurrentin tjetër, Beartin. Pasi u shfaq herë pas here në publik me të dhe në intervista të ndryshme, erdhi lajmi se ata nuk ishin më bashkë.