Vajza me COVID 19 video-mesazh publik: Ankoheni se rrini në shtëpi?! Ky virus nuk është shaka, nuk e dimë se…

Kryeministri Edi Rama ka postuar videon e një vajze e cila është e prekur nga koronav1rusi dhe ajo ka një mesazh për shqiptarët ku u kërkonë që të qëndrojnë brenda.

Ajo ka bërë thirrje për njerzit që mos të dalin lirshëm dhe të zbatojnë urdhërat e qeverisë.

Postimi i plote

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithë ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht! Por ti meriton edhe një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi, ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po e kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë! Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde🙏 Përqafime nga larg dhe me patjetër do të takohemi kur të mbarojë lufta❤Edi

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 21. März 2020