Shtohen rastet me koronavìrus në Shkodër, në spitalin rajonal rezultoi negativ, kur e dërguan në Tiranë…

Një tjetër rast pozitiv ndaj COVID-19 në Shkodër. Një person nga Puka ka rezultuar i prekur nga koronavirusi.

Personi, identiteti i të cilit nuk dihet, ka qenë i shtruar në spitalin e Shkodrës, në repartin e Infektivit dhe pasi ka kryer tamponin, ka rezultuar negativ. Më pas është dërguar në Tirane dhe pas skanerit ka rezultuar pozitiv.

Pas këtij rasti po bëhen analizat e stafit mjekësor, mjek dhe infermier në spitalin e Shkodrës që kanë pasur kontakte me këtë shtetas.