Rezultoi e prekur me koronavìrus, infermiarja e re i jep fund jetës nga frika se…

Una infermiera del reparto di Malattie Infettive dell'ospedale S.Martino. Genova, 30 Gennaio 2020. ANSA/LUCA ZENNARO

Ajo ishte pozitive në Covid-19, stres, lodhje, mbase shqetësimi për infektimin e njerëzve të tjerë.

Ishte një gjest ekstrem, i dëshpëruar, i një infermiere nga spitali “San Gerardo” në Monza që kreu vetëvr.asje.

Lajmi është dhënë nga Federata Kombëtare e Urdhrave të Infermierisë (Fnopi), e cila shpreh dhimbjen në emër të 450 mijë profesionistëve të pranishëm në Itali.

“Shprehim të gjithë dhimbjen dhe shqetësimin e infermierëve për vde.kjen e koleges së re dhe të të gjithë 450 mijë profesionistëve të Italisë që po luf.tojnë të bashkuar rreth familjeve, miqve e kolegevë të tyre”, thuhet në reagim.

Daniela Trezzi, infermiere 34-vjeçare, punonte në njësinë e kujdesit intensiv të “San Gerardo” në Monza, një nga frontet kryesore italiane të pandemisë, kur vendosi të bënte vetëvr.asje.

“Ilmessaggero” shkruan se stresi gjatë punës dhe shqetësimi i infektìmit të njerëzve të tjerë pasi edhe ajo rezultonte e prekur me koronav1rus ishin disa nga arsyet që e çuan drejt aktit ekstrèm. Një reflektim që ndajnë edhe kolegët infermierë që ishin afër saj.

E testuar pozitive dhe e vendosur në karantinë me simptoma, ajo shprehu “një stres të rëndë nga frika e infèktimit të të tjerëve”, shpjegon “Fnopi”.

Ky është rasti i dytë në vetëm pak ditë. Një javë më parë një infermiere tjetër kreu vetëvr.asje në Venecia. “Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur me të njëjtat arsye themelore – komenton Federata – dhe madje edhe nëse shpresojmë ndryshe, në këto kushte stresi dhe mungesë të stafit, rrez1kon të mos jetë e fundit”.