Përçahet LDK, Vjosa Osmani: Votova kundër!

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një deklaratë për media ka thënë sot se partia e tij ka vendosur që të dalë nga koalicioni me Vetëvendosjen, dhe të nisë kështu një mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti.

LDK ka vendosur që të dalë nga koalicioni për shkak të taksës 100% ndaj Serbisë, dhe për shkak të shkarkimit të Ministrit të Brendshëm Agim Veliu nga Kurti.

Por brenda kryesisë së LDK, ka pasur edhe persona që kanë qenë kundër prishjes së koalicionit.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se ajo dhe ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku kanë votuar kundër prishjes së koalicionit.

“Unë e Lumir Abdixhiku, nuk kemi votuar për mocion ndaj qeverisë Kurti”, tha Osmani për Kallxo.com