Gjesti prekës i priftit: Ndërron jetë nga koronavirusi, pasi respiratorin që ia bleu famullia, ia fali një të infektuari më të ri që as e njihte

Vdiq pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, por edhe sepse zgjodhi të sakrifikojë veten për një person tjetër.

Ky ishte Don Giuseppe Berardelli, prifti 72-vjeçar nga Casnigo (Bergamo), i cili hoqi dorë nga aparati i tij respirator që bashkësia e tij famullitare kishte blerë pikërisht për të, për të kaluar situatën e vështirë ku ndodhej.

Por ai zgjodhi që aparati respirator të përdorej nga dikush tjetër, më i ri dhe më i sëmurë. Dhe që askush nuk e njihte.

“Don Giuseppe vdiq si prift. Jam i inatosur thellë nga fakti se ai hoqi dorë nga pajisja e tij për t’ja falur dikujt më të ri se ai“, tha një punonjës shëndeti.

Don Giuseppe Berardelli vdiq në spitalin Lovere, ndërsa në të gjithë Italinë kanë ndërruar jetë 30 priftërinj prej koronavirusit. Mes tyre 16 janë nga dioqeza e Bergamos.