E tmerrshme në Spanjë, ushtria gjen të moshuarit e azilit të vdékur

Ushtarët spanjollë , që ndihmojnë në luftímin e pandemisë së koronavirusit, kanë gjetur pacientë të moshuar në azile, të braktisur dhe disa herë madje edhe të vdékur, ka lajmëruar Ministria e Mbrojtjes e shtetit spanjoll.

Prokurorët e Spanjës kanë deklaruar se për këtë rast ka nisur edhe një hetim. Ushtria është futur për të ndihmuar në dezinfektimin e azileve në Spanjë, një nga vendet më të goditura të Evropës, raporton BBC.

Ndërkohë, një shesh patinazhi në akull në Madrid do të përdoret si një mort i përkohshëm përviktímat e Covid-19, thanë zyrtarët. Virusi vdekjeprurës po përhapet shumë shpejt në Spanjë, vendi i dytë i goditur në Europë nga pandemia, pas Italisë.

Të martën, Ministria e Shëndetësisë së vendit njoftoi se vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur si pasojë e koronavirusit 514 njerëz, një numër rekord viktimash. Në Spanjë , deri tani kanë vdékur gjithsej 2696 njerëz, ndërsa ka 39 637 raste të konfirmuara me koronavirus.