41 këmbësorë në Tiranë nuk i binden policisë, 154 gjoba në total! 129 shoferëve u bllokohen makinat, 7 mln lekë të riut që doli nga vetëkarantina

Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë shoqëruar në komisariat 41 persona, pasi nuk respektuan oraret kufizuese dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë për t’u futur në banesë, si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19. Policia e Shtetit njofton se në përfundim ata janë ndëshkuar me masë administrative 10 mijë lekë të rinj.

Në kryeqytet, policia arr.estoi në flagrancë dy persona, një 42 vjeçar, pasi kundërshtoi me dhu.në punonjësit e policisë për moszbatimin e urdhrit për të qëndruar në banesë, si dhe një 26 vjeç, pasi shkeli urdhrin për të qëndruar në banesë. Gjatë kontrolli fizik të riut iu gjetën 8 gram lëndë nark0tike dhe dyshohet se përdorte një minoren për të shpërndarë lëndën narkotike.

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me 10 mijë lekë gjobë 154 persona, të cilët u konstatuan nga shërbimet e policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 129 drejtues automjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim të makinës, në zbatim të Aktit Normativ ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga vìrusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 17 subjekte tregtie që nuk kanë respektuar orarin për mbylljen në orën 13:00 dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Gjithashtu, në Shkodër është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, një person i ardhur nga zonat e kuqe, i cili ka thyer rregullin e vetëkarantinimit.

“Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19”, thotë policia në një njoftim zyrtar.