Ishin të shumtë ata që mbetën të befasuar, kur mësuan se ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u bë papritur gjyshe.
Kjo pasi vajza e saj, Megi, pas ndarjes me këngëtarin Luis Ejli nuk ishte folur për ndonjë lidhje apo martesë më tej.
Por edhe pwr disa muaj pasi Jozefina Topalli, u bë gjyshe për herë të parë, nuk ishte bëtë bërë publik partneri i Megit, ose dhëndri i shtëpisë së njërës prej politikaneve më me influencë në vendin tonë.
Me rastin e Krishtlindjeve, Megi Topalli, ka postuar një foto familjare në rrjetin e saj social “Facebook´´, ku uron Krishtlindjet të gjithëve. Ajo prezanton djalin e saj, fytyrën e të cilit nuk e kishte zbuluar më parë, si dhe partnerin.
Në foto është prezent dhe partneri i saj, Angjelin Serreqi, i cili ka studiuar në Universitetin e Padovas në Itali, për shkenca kompjuterike.