‘Ne jemi të fortë’, çfarë e lidh reperin Stresi me biznesmenin Ervis Martinaj?! (Foto)

Vetëm para dy netësh zona e ish-Bllokut u përfshi nga një përleshje me armë mes dy grupeve. Si pasojë mbeti një person i vrarë dhe trë të plagosur. Ditën e sotme reperi shqiptar ka publikuar foton e Ervis Martinajt, bosit të basteve sportive që mbeti i plagosur me një plumb në qafë.

“Ne jemi të fortë,”- shkruan reperi krahas fotos duke bërë të qartë edhe njëherë miqësinë e tij me Martinajn. Shumë persona e kanë komentuar duke i dalë gjithashtu në ‘krahë’ bosit të basteve sportive dhe duke i uruar shërim të shpejtë.

Stresi është i pari personazh publik që i del në mbrojtje 36-vjeçarit. Para dy netësh në zonën e ish-Bllokut në lokalin “Monopol” ndodhi përleshja me armë, ku e pranishme ishte edhe këngëtarja Elavana Gjata. Këngëtarja ishte ‘molla e sherrit’ pasi Fabjol Gaxha e kishte ngacmuar disa ditë më parë. I dashuri i saj kishte vendosur të “sqarohej” me të pikërisht në këtë moment. Pasi e goditi nisi konflikti fillimisht fizik dhe që më pas përfundoi me shkëmbim zjarri.

I pari që nxori armën dhe hap zjarr ishte truproja i Ervis Martinajt, por kundërpërgjigja e grupit rival është fatale për Fabjol Gaxhën pasi merr një plumb në kokë nga komandoja dhe humb jetën. Vrasja mbrëmë në Bllok tronditi Tiranën, ndërsa tre persona janë në kërkim; Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe autori i ekzekutimit, komandoja Merviol Bilo, bodygard i Elvana Gjatës. Policia ka arrestuar dy nga tre të plagosurit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë policia e Tiranës arrestoi Sidion Tabakun, duke e plagosur në këmbë, pasi bëri rezistencë. Tabaku njihet si një person me probleme por që gjithashtu është një mik i reperit Arkimed Lushaj. Çfarë e lidh reperin Stresi me këta persona me probleme me ligjin?!